Facebook bllokon 115 llogari

09:05 | 9 Nëntor 2018
Arbresh.info

Rrjeti social Facebook ka bllokuar 115 llogari të përdoruesve të saj, për shkak të dyshimeve për ndërhyrje nga jashtë, tashmë kur jemi një ditë larg zgjedhjeve të Kongresit. Ndërkohë agjencitë e ligjzbatimit në SHBA i kanë bërë thirrje qytetarëve amerikanë që do të votojnë në zgjedhjet e Kongresit, që të jenë të kujdesshëm ndaj përpjekjeve të Iranit, Rusisë dhe vendeve të tjera, për të përhapur lajme të rreme.

Facebook bën me dije se duhet të bëjë analizat e nevojshme për të përcaktuar nëse llogaritë e bllokuara janë të lidhura me ndërhyrjet ruse dhe më pas do të japë informacionin e nevojshme për publikun, raporton CNBC.

Mësohet se kompania ka bllokuar 85 llogari në Instagram dhe 30 të tjera në Facebook. “Llogaritë e Instagramit ishin në anglisht, ndërsa faqet e lidhura me Facebook-un ishin në frëngjisht dhe rusisht”, bëri me dije kompania.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme