Hapi i ri i Facebook drejt një publiku më të ri dhe kundër cyberbulizmit. Ble aplikaciuonint To Be Honest (TBH).
Ky aplikacion u publikuar disa javë më parë dhe u bë popullor mes të rinjve pasi fton përdoruesit që regjistrohen të zbaviten duke shkëmbyer komplimente pa fyerje dhe zënka në ueb. Për pak javë aplikacioni numëron 5 milionë përdorues, vetëm pak në SHBA dhe vetëm për platformën iOS të Apple.
Mes pyetjeve më popullore në platformë janë “Kush të bën të qeshësh më shumë?”, “Kush e ka fytyrën më të bukur?”, të gjitha nxitje pozitive dhe jo gjuhë urrejtje. Sipas TechCrunch, Facebook ka shpenzuar 100 milionë dollarë për të marrë këtë aplikacion që për momentin duhet të mbante autonominë e tij, pra të mos përfshihej në ndonjë rrjet social.
Në fakt, tashmë pritet të shihet në të ardhmen se çfarë do të bëjë kompania. Por Facebook mësohet të ketë thënë për The Verge se ka të njëjtin qëllim si Tbh, pra të krijojë një komunitet më të madh.
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...