Facebook bie nga sistemi, preken miliona përdorues

15:22 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Rrjeti gjigant social Facebook ka rënë nga sistemi në të gjitha platformat e tij në Australi, Azi e SHBA.

Miliona përdorues të këtij rrjeti social kanë raportuar problemet e tyre në Twitter, transmeton portali arbresh.info.

Facebook ka rënë nga sistemi nëpër vende të mëdha si Australia, Zelanda e Re, Japonia, Malajzia, India dhe Shtetet e Bashkuara, sipas ueb faqes downdetector.com.

Ndërsa arsyeja për këtë prishje nuk dihet ende, kjo ueb faqe ka thënë se 254 probleme janë raportuar, 59 për qind prej të cilave kanë qenë rrëzim total, kurse 36 për qind probleme me kyçje në këtë rrjet.

Problemet tashmë janë rregulluar dhe faqja është duke punuar mirë prapë./Arbresh.info

402044cd00000578-4486782-image-a-6_1494321978254 401deab500000578-4486782-image-a-50_1494297758184 401ded4500000578-4486782-image-a-49_1494297739326 401de9e100000578-4486782-image-a-52_1494297766116

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme