Rrjeti shoqëror Facebook pa u lodhur kopjon disa nga funksionet bazike të Snapchat-it.
Instagram, Facebook Messenger dhe WhatsApp kanë funksionin e vet të klonuar Stories nga Snapchat, ndërsa tash radha i ka ardhur edhe në vetë rrjetin shoqëror.
Facebook ka publikuar funksionin e ri në aplikacionet e veta mobile, e cila iu mundëson përdoruesve që të dërgojnë mesazhe dhe përmbajtje, e cila zhduket automatikisht pas një kohe. Kjo në fakt është ajo që funksioni Stories bën në Snapchat.
Nuk janë munduar madje të zgjedhin as tjetër emër, kështu që tash ka nisur Facebook Stories. Ky funksion iu mundëson përdoruesve që të ndajnë më shumë fotografi dhe video si pjesë e koleksionit vizual në krye të News Feed-it të tyre. Të gjithë miqtë mund të shohin fotografitë dhe video përshkrimet në rrëfimin e tyre gjatë 24 orëve të ardhshme.
Aplikacioni i Facebook-ut për iOS dhe Android, po ashtu, ka funksionin e ri të ashtuquajtur Direct, i cili mundëson që përdoruesit të ndajnë fotografi dhe video me miq të caktuar gjatë një kohe të limituar. Pranuesi i fotografisë ose videos përmes Direct do të jetë në mundësi që të përgjigjet dhe kur biseda të përfundojë përmbajtja nuk do të jetë më e dukshme.
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla