Google ADS

Facebook bashkëpunim me Fandago për blerjen e biletave të filmave

12:09 | 19 Shtator 2016
Arbresh.info

Facebook ka realizuar së fundmi një bashkëpunim me Fandago, që do ta lejojë rrjetin social të shesë online bileta filmash direkt nga faqja e Fandago. Cilësia është ofruar tashmë live në Shtetet e Bashkuara.

Fandago do ta promovojë gjithashtu cilësinë e re në faqen e filmave me një buton të madh blu me mbishkrimin ‘blej bileta’, e cila shfaqet në pjesën e sipërme të ekranit. Klikimi mbi buton do të shfaqë listën e kinemave më të afërta dhe oraret e filmave.

Përdoruesit mund ta bëjnë të gjithë këtë pa pasur nevojë të mbyllin aplikacionin Facebook, ndërsa klikimi i butonit përmes desktopit do t’i adresojë përdoruesit tek faqja e Fandango.

Rrjeti social do të presë reagimin e përdoruesve ku është shfaqur fillimisht cilësia, para se të vendosë për ta shpërndarë atë gjerësisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme