Rrjeti social, Facebook ka njoftuar sot, se do t’i publikojë parimet e privatësisë për herën e parë me anë të disa videove edukuese në mënyrë që t’iu ndihmojë përdoruesve të kontrollojnë se kush ka qasje në informacionin e tyre, transmeton Reuters.
Këto përgatitje nga Facebook vijnë pas ashpërsimit të ligjit të ri të Bashkimit Evropian për të dhënat.
Këto video do të tregojnë se si të menaxhohen të dhënat të cilat përdoren nga Facebook për të shfaqur reklamat, si të fshihen postimet e vjetra, çfarë ndodhë me të dhënat kur fshihet një llogari, ka thënë shefi për privatësi në Facebook, Erin Egan.
Facebook, që aktualisht ka më shumë se 2 miliardë përdorues në gjithë botën, ka deklaruar se asnjëherë më parë nuk ka publikuar parime të tilla, të cilat tregojnë se si kompania përdorë informacionin e atyre që e përdorin këtë rrjet.
Njoftimet e ditës së sotme, janë shenjë e përpjekjeve për t’u përgatitur para se të fuqizohet Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtje të të Dhënave e BE-së në muajin maj, duke shënuar rishikimin më të madh të rregullave për privatësi, prej funksionalizimit të internetit.
Bazuar në këtë rregullore, kompanive do t’iu kërkohet që brenda 72 orëve të raportojnë ndonjë rast të cenimit të të dhënave, si dhe konsumatorët të kenë mundësi që të bartin dhe fshijnë të dhënat.
“Ne e dimë se njerëzit e përdorin Facebook-un për t’u shoqëruar, mirëpo jo çdokush dëshiron të ndajë gjithçka me secilin, duke përfshirë edhe me ne. Është e rëndësishme që të ofrojmë më shumë mundësi kur është fjala në atë se si përdoren të dhënat”, ka shkruar Egan.
Rregullorja e re rrit mundësinë e dënimit të kompanive, në rast se shkelin ligjin për mbrojtje të të dhënave./rel
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?