Google ADS

Facebook aktivizon funksionin “Safety Check” në Nisë

08:42 | 15 Korrik 2016
Arbresh Info

Rrjeti social Facebook ka aktivizuar funksionin “Safety Check” në Nisë të Francës pas një kampion u përplas me turmën gjatë një parade për “Bastille Day” duke lënë dhjetëra të vdekur.

Funksioni “Safety Check” iu lejon përdoruesve të njoftojnë të tjerët në Facebook nëse janë të sigurt pas ndonjë tragjedie që ka goditur atë vend si ndonjë termet, shpërthim apo sulm terrorist, shkruan portali arbresh.info.

Facebook ka aktivizuar këtë funksion edhe në situata të tjera në mbarë planetin si në sulmin që ndodhi në Paris duke lënë të vdekur 130 persona dhe atë në klubin e natës në Orlando të Floridas që la të vdekur 49 persona./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme