Facebook së pari planifikonte të lidhte botën me internet duke prodhuar satelitët e saj, por duket që gjiganti social ka ndryshuar mënyrën.
Sipas burimeve nga ‘The Telegraph’, një marrëveshje ndërmjet Facebook-ut dhe Eutelsat do fillojë zbatimin vonë gjatë vitit 2016 për të ofruar internet në Afrikë përmes satelitëve ekzistues, transmeton arbresh.info.
Eutelsat ka thënë që kapaciteti i satelitëve do ofroj qasje me internet direkt tek përdoruesit, kështu që edhe përdoruesit më të largët në Afrikë mund të kenë qasje online. Facebook është gjithashtu duke punuar në dronët gjigantë për të ofruar qasje në internet në zona të ndryshme, por ajo teknologji sapo ka filluar testimin në botën reale./arbresh.info
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës