Google ADS

Evakuohet aeroplani, shpërthen Samsung Galaxy Note 7

09:14 | 6 Tetor 2016
Arbresh Info

Një fluturim në Baltmore është anuluar të mërkurën pasi telefoni Samsung Galaxy Note 7 i një pasagjeri shpërtheu.

Por, ajo që ka tronditur të gjithë, përfshirë edhe gjigantin korean, është se pronari i këtij telefoni pohon se pajisja e tij ishte nga ato të zëvendësuarat, shkruan portali arbresh.info.

Pronari i Note 7, Brian Green ka thënë se telefoni i tij ishte në prag të fikjes kur ai e futi në xhep. Green pohon që vetëm disa sekonda më vonë ai dëgjoi një kërcitje dhe e vërejti që tymi filloi të dilte jashtë pantallonave të tij.

“E nxora telefonin dhe e hodha në dysheme sepse nuk doja që të shpërthente në dorën time”, tha ai. “Nuk dija se çfarë të bëja tjetër”

Aeroplani është evakuuar më pas, por dy ulëset rreth tij ishin të mbushura me tym.

Sidoqoftë, ky nuk është telefoni i parë Note 7 i zëvendësuar që shpërtheu. Javën e kaluar, një konsumator nga Kina raportoi se telefoni i tij i ri shpërtheu derisa ishte duke e mbushur baterinë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme