Google ADS

Ethereum në pikën më të lartë

10:59 | 4 Shkurt 2021
Arbresh.info

Ethereum arriti kulmin më të lartë të enjten derisa investitorët blenë kriptovalutën para lëshimit të ethereum futurës në shkëmbimin tregtar të Chicagos javën e ardhshme, raporton Reuters.

Ethereum u ngrit në një shumë rekorde prej $1,698.56. Bitcoin, kriptovaluta më e famshme për momentin, gjithashtu u ngrit për 1.2% në $38,120, transmeton arbresh.info.

Kriptovalutat janë duke fituar tërheqje me më shumë investitorë. Euforia rriti vlerën totale të tregut të gjitha kriptovalutave mbi $1 trillion për herë të parë më herët në janar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme