Duke parë rëndësinë e lëndëve të ndryshme si Matematika, Informatika, Gjuha Shqipe dhe Biologjia, Erisa Vitija, nxënëse e klasës së 11-të, ka krijuar një uebfaqe për të prezantuar punimet e saj duke përdorur teknologjinë e informacionit.
Për idenë e këtij projekti, 16-vjeçarja duket se është inspiruar pas përfundimit të shumë trajnimeve të ndryshme që e kanë ndihmuar atë më pas në zhvillimin e uebfaqes.
“Së pari fillova të mësojë nga tutoriale, kurse dhe trajnime të ndryshme, ku edhe jam çertifikuar”, tha fillimisht Erisa, transmeton arbresh.info.
“Lëndë që përmban uebfaqja ime janë Matematika, Informatika, Gjuha Shqipe dhe Biologjia. Më kanë pëlqyer këto lëndë sepse janë më të rëndësishme dhe kam marrë materiale të ndryshme të shumta prej librave shkollore, përkatësisht shkollës së mesme”.
Qasja në punimet e Erisa Vitijas mund të bëhet duke klikuar tek uebfaqja ‘erisavitija.llampa.com’ në menytë horizontale të vendosura lart ,përkatësisht në menynë Projektet. Me rastin e klikimit të ndonjërës lëndë do të shfaqen disa punime të po asaj lënde. Për tu kthyer në faqen kryesore klikoni menynë Fillimi.
Përveç informatave nga lëndë të ndryshme në këtë uebfaqe, Vitija ka thënë se nuk do të ndalet me kaq pasi që do të përditësojë uebfaqen vazhdimisht./arbresh.info
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?