Përdorimi i rrjeteve sociale është një ndër aktivitetet më të përhapura dhe më të përdorura nga njerëzit në mbarë botën, e kryesisht nga të rinjtë. Përdorimi i tyre sa vjen dhe rritet dita-ditës dhe shpesh herë duke zëvendësuar, jetën reale me atë virtuale.
Pavarësisht faktit se numri i miqve në rrjetet sociale mund të jetë 700 ose më tepër, këto nuk janë tjetër përveçse miq virtualë, ndërsa njerëzit sa vijnë dhe ndihen gjithnjë e më të vetmuar.
Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Oksfordit, ka zbuluar se një person ka mesatarisht rreth 150 miq në Facebook, por vetëm rreth 14 prej tyre do të shprehin shqetësimin në qoftë se atij mund t’i ndodhë diçka e keqe.
Facebook dhe Twitter mund të na bëjë të ndihemi sikur jemi të shoqëruar, kur në fakt nuk jemi aspak, sipas studimit.
Një tjetër studim i kryer në vitin 2010 nga Fondacioni i Shëndetit Mendor, ka zbuluar se personat nga mosha 18 deri në 35 vjeç kanë më shumë gjasa të ndihen të vetmuar se sa personat mbi 55 vjeç.
Në kushtet e mediave sociale, ka studime të cilat tregojnë se si lidhjet që ne kemi krijuar përmes ekraneve tona nuk janë formësuar aq s a ne mendojmë se janë. Ndërsa ne mendojmë se këto mund të na bëjnë më të lidhur, në fakt ndodh e kundërta, ato na bëjnë të ndihemi më të vetmuar.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA