Elsewhere, syzet që i kthejnë videot në 3D

11:06 | 23 Shtator 2016
Arbresh.info

Një startup i quajtur Elsewhere dhe i ideuar nga çifti Wendellen Li dhe Aza Raskin, ka mundur të triumfojë aty ku gjigantët telefonikë nuk kanë mundur: realizimi i videove 3D.

Çifti i nxori produktin në shitje për 50 dollarë. Elsewhere janë një palë syze të cilat ngjiten në iPhone dhe lidhen me aplikacionin që shkarkohet falas Elsewhere. Çdo video e regjistruar në këtë mënyrë duket në formatin tre dimensional.

Li dhe Raskin janë të fundit që janë përpjekur të profesionalizojnë  cilësinë 3D në kamerat e telefonit, një ambicie me një histori të gjatë në teknologji. Prodhuesi të telefonave smart si HTC apo LG kanë tentuar me produkte të ngjashme si HTC Evo 3D, LG Thrill apo Amazon Fire Phone, por që nuk u vlerësuan nga konsumatorët.

Pajisja ka dy avantazhe: koston dhe përmbajtjen.

Ajo është relativisht e lirë, krahasuar me disa nga syzet e realitetit virtual që ofrojnë Samsung, Google dhe HTC, të cilat kushtojnë qindra dollarë, dhe përveç kësaj ajo siguron cilësi të mirë imazhi, falë sistemit të lendeve të përdorura në të.

Elsewhere punon me çdo video të regjistruar në kamerën tuaj dhe të tjera që mund t’i shikoni në internet, YouTube … etj./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme