Kompania e Elon Musk, themeluesit të Tesla, Boring Company nuk është duke punuar vetëm në projektin e Hyperloop. Në fakt, tani Elon Musk ka shkuar përtej pritjeve të gjithkujt, sepse tani është duke punuar në sistemin nëntokësor me mijëra stacione, i cili është menduar të transportojë njerëz, për dallim nga Hyperloop, që është menduar për transportin e shpejtë të makinave.
Hapësira që do ta zëjë kjo platformë e madhësisë së një ashensori.
Sistemi i qarkullimit urban është i përbërë nga mijëra stacione të vogla, me madhësi të një vendi të vetëm parkimi, që ju lë shumë afër destinacionit tuaj dhe gjithashtu përzihet në strukturën e një qyteti, për dallim nga një numër i vogël stacionesh të mëdha sikurse funksionon sot një metro.
“Mendoj se mund të thuash se kjo platformë përngjan në një autobus që shkon deri në 240 kilometra në orë, një mjet transporti nëntokësor, i cili është autonom, elektrik, dhe i cili kalon automatikisht midis tuneleve dhe ashensorëve. Pra, po ky është një autobus”, tha Elon Musk.
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...