Elon Musk thotë se nuk ka shtëpi dhe se fle te miqtë

08:31 | 19 Prill 2022
Trina Galanxhi

Elon Musk, personi i tretë më i pasur në botë, thotë se për momentin nuk ka shtëpi.

Manjati i Tesla dhe SpaceX në të kaluarën ka thënë se nuk zotëron mega rezidencën që të gjithë mendojnë se ai e ka. Në vend të kësaj ai “bën sërf” në një divan, transmeton portal arbresh.info

“Unë nuk kam shtëpi për momentin, dhe po qëndroj te miqtë, varet se cili ka vend për një natë”, tha Musk gjatë intervistës me Chris Anderson.

Musk, baba i shtatë fëmijëve, ka një vlerë neto prej 270.1 miliardë dollarësh, sipas Forbes.

Megjithatë, edhe Grimes, nëna e dy prej fëmijëve të tij, në një intervistë për Vanity Fair tha se ata po “jetonin në një shtëpi të pasigurt”.

Ajo tha se shtëpia e tyre “nuk kishte siguri” dhe se hëngri “gjalpë kikiriku për tetë ditë me radhë”.

Ndërsa Musk pretendon se është pa shtëpi dhe se qëndron nëpër shtëpi të miqve, ka raporte se ai ndonjëherë banon në rezidenca luksoze.

Vitin e kaluar, Musk postoi në Twitter se rezidenca e tij kryesore është një qira nga SpaceX, me vlerë 50,000 dollarë dhe e përshtatshme pranë vendndodhjes së kompanisë së eksplorimit të hapësirës në Teksas

Por në dhjetor 2021, u raportua se Musk jetonte në të vërtetë në një rezidencë në Austin në pronësi të Ken Howery, sipas Wall Street Journal.

Howery, i cili bashkëthemeloi PayPal së bashku me Musk dhe të tjerë, bleu shtëpinë 8000 metra katrorë në 2018 për 12 milionë dollarë, sipas Forbes.

Pretendimet e Musk për një stil jetese minimaliste shkojnë edhe më larg. Në maj 2020 ai shkroi në Tëitter: “Unë po shes pothuajse të gjitha pasuritë fizike. Nuk do të zotëroj asnjë shtëpi.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme