Themelues i Tesla-s, Elon Musk, ka shitur ditët e fundit aksione të kompanisë me vlerë 7 miliardë dollarë, vetëm disa muaj pasi ai tha se nuk donte të shiste më aksione nga prodhuesi i makinave elektrike.
Sipas “Wall Street Journal”, dokumente tregojnë se, Musk ka shitur gjithsej 7.9 milionë aksione mes të premtes 5 dhe të martës 9 gusht.
Nuk dihet ende arsyet e kësaj lëvizje financiare të njeriut më të pasur të planetit. Disa kohë më parë Musk u padit nga kompania Twitter e cila e akuzon miliarderin se u tërhoq nga marrëveshja për ta blerë atë, duke i prishur imazhin dhe ulur aksionet në bursa.
Musk nga ana tjetër pretendon se është mashtruar në negociata pasi Twitter ka një përqindje shumë të madhe përdoruesish falsë dhe joaktivë.
Top Albania Radio shkruan se aksionarët e Tesla Inc (TSLA.O) votuan për rekomandimet e bordit për shumicën e çështjeve në mbledhjen vjetore të kompanisë të enjten, duke përfshirë rizgjedhjen e drejtorëve, miratimin e ndarjes së aksioneve, ndërsa refuzuan propozimet e fokusuara në mjedis dhe qeverisje.
Votat për tre nga 13 propozimet nuk ndoqën rekomandimet e bordit, sipas llogaritjeve paraprake të paraqitura në mbledhjen vjetore të aksionarëve në Austin, Teksas.
Mbi kundërshtimin e bordit, aksionarët miratuan një propozim këshillues që do të rriste aftësinë e investitorëve për të emëruar drejtorët.
Rikujtojmë, se Tesla po përgatitet që të rrisë prodhimin, teksa drejtori ekzekutiv i kompanisë Elon Musk u tha aksionarëve se kompania e makinave elektrike po synon prodhimin e 20 milionë makinave të reja në vit.
Shefi i Tesla tha se numri i prodhimit mesatar nga çdo fabrikë do të rritet nga numri aktual prej 1.5 milion makina, në 2 milionë makina në vit.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League