Sipërmarrësi i energjisë dhe transportit Elon Musk aksidentalisht ka tweetuar numrin e telefonit privat të tij për 16.7 milionë ndjekësit e tij.
Drejtori i i Tesla dhe SpaceX zbuloi numrin në atë që duhej të ishte një mesazh për John Carmack, kreu i teknologjisë në firmën e realitetit virtual Oculus, transmeton portali arbresh.info
“A keni një sek për të folur? Numri im i celularit është …”, shkroi Musk
Postimi u fshi shpejt, por jo para se ndjekësit e tij të merrnin shënime.
Është e paqartë se pse miliarderi i lindur në Afrikën e Jugut donte të fliste me Z. Carmack, i cili u bashkua me Oculus në 2013 dhe qëndroi me kompaninë pasi ajo u fitua nga Facebook në 2014.
Megjithatë, z. Carmack tha në një cicërimë se ai kishte përvojë të ndërtimit të raketave dhe ai dhe Z. Musk kishin punuar së bashku në të kaluarën./Arbresh.info/
Rruga Thumanë-Kashar nga sot me pagesë, tarifa deri në 2,52 ...
Sllovakia kërcënon ta shkurtojë mbështetjen për refugjatët u...
Struga nga 8 janari nis përgatitjet, miqësore me ekipin ku l...
Presidenti serb: Zyrtari amerikan më konfirmoi se do të sank...
Haradinaj prezanton planin për daljen nga kriza energjetike
Osmani: Tahir Zemaj do të jetë gjithmonë simbol i sakrificës...