Së bashku me Bill Gates dhe të ndjerin Stephen Hawking është një nga zërat më të fortë që bën thirrje për kujdes me zhvillimin e inteligjencës artificiale, njohur gjerësisht si robotët.
E së fundmi, Elon Musk ka lëshuar një tjetër paralajmërim.
“Nëse nuk vendoset një legjislacion rregullues i kujdesshëm sa i takon inteligjencës artificiale dhe zhvillimit të saj, njerëzimi do të gjejë veten të shtypur nga një robot diktator”, deklaroi ai në episodin e radhës të dokumentarit “Do You Trust This Computer” të Chris Paine.
Bosi i Teslas dhe i SpaceX sheh si rrezik më të madh vetë qeveritë dhe jo kompanitë private.
“Programet e qeverive për inteligjencën artificiale dhe konkurenca në këtë fushë mes tyre mund të çojnë në krijimin e një roboti diktator dhe të pavdekshëm nga i cili nuk do të kishim shpëtim”, paralajmëron ai, transmeton TCH.
Por, nëse përdoret siç duhet, me kujdes dhe vazhdimisht nën kontroll nga njeriu, kjo inteligjencë mund t’i dhurojë njerëzimit përfitime që s’i ka njohur kurrë më parë.
“Do të prekë çdo aspekt të jetës sonë në një mënyrë që momentalisht asnjëri prej nesh nuk mund ta imagjinojë”, shtoi ai.
Lushaku-Sadriu: S’ka më ndërrim të tretë në shkollat e Prish...
A mundet Trump ta blejë Groenlandën?
Vetëm dy ndeshje suspendim për Vinin pas kartonit të kuq me ...
Niseni vitin mbarë – shtoni këto tre ushqime në pjatë për sh...
“AI jashtë kontrollit”, kritika për Apple për shpërndarjen e...
Takime romantike, si të dalloni nëse dikush ju pëlqen me të ...