Google ADS

Elon Musk insiston se makinat Tesla mund të voziten vet brenda gjashtë muajsh

23:46 | 22 Tetor 2018
Arbresh.info

Vazhdojnë pretendimet e kompanisë Tesla, megjithëse ende nuk ka rezultate konkrete

Udhëheqësi kryesor në Tesla, Elon Musk është i njohur për pretendimet e ndryshme përmes Twitterit, transmeton Telegrafi. Së fundmi, Musk ka ‘cicëruar’ se një softuer që do të përditësohet gjatë muajit gusht, mund ta vë në funksion sistemin e vet-vozitjes në makinat Tesla. Po përfundon tetori, teksa ky sistem ende nuk ka arritur.

Nëse vizitohet ueb-faqja e kompanisë, mund të shihet opsioni ‘Full Self-Driving Capability’ që kushton 3,000 dollarë, apo të paguhen 5,000 të tjera për Enhanced Autopilot Pacage. Pakoja e vozitjes autonome mund të integrohet edhe më vonë për 3,000 dollarë, por pse të paguhen tërë këto para, për diçka që nuk ekziston.

Megjithëse e pranon se pretendimet për makinën vet-vozitëse janë të hershme, Musk insiston se nuk jemi shumë larg.

“Gjashtë muaj para se të jetë, në të gjitha makinat e prodhuara. Nuk ka ndryshime në sensor. Ky është vetëm një ndryshim i thjeshtë, i kompjuterit të autopilotit. Do të kryhet falas, për të gjithë ata që e kanë blerë sistemin e vet-vozitjes” është postimi kontrovers që Musk e ka bërë në Twitter.

Sikur pretendimet e Musk të jetë të vërteta, atëherë duhet të presim deri në maj të vitit që vjen, që ta kemi një makinë komplet vet-vozitëse. Mirëpo, nuk duket të jetë vetëm një softuer që përditësohet përmes ajrit, por flitet për kompjuter që duhet të zëvendësohet, mbase në ndonjë nga pikat e kompanisë.

Në të njëjtën kohë, pritet që Tesla të ketë punuar më shumë në sistemin e shpërndarjes së makinave, pasi të jetë vënë në qarkullim mundësinë e lëvizjes autonome të makinave. Meqenëse shumë blerësve të Model 3, nuk iu ka arritur makina e porositur, kjo mund t’ju shkojë në shtëpi bashkë me sistemin e integruar. Pasi që Musk ka premtuar edhe më herët sistemin e vet-vozitjes dhe nuk e k realizuar, nuk do të jetë befasi edhe sikur të mos ndodhë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme