Kompania “Space X” e Elon Musk ka nisur drejt hapësirës sistemin e tij “broadband” të hapësirës. Një raketë “Falcon-9” është lëshuar nga Cape Canaveral i Floridës, pasditen e së enjtes, në të cilën ndodheshin 60 satelitë, të afta t’u sigurojnë përdoruesve në botë lidhje të shpejtësisë së lartë në internet.
Firma e sipërmarrësit miliarder, Elon Musk, synon të hedhë në hapësirë afro 12.000 anije kozmike për rrjetin e tij “Starlink”. “Space X” është një prej grupeve tregtare që kanë leje për të hedhur në hapësirë një “megakonstelacion” interneti.
Mes të tjerave është edhe “start up”-i “OneWeb” me seli në Britaninë e Madhe, që nisi fluturimet në hapësirë në muajin shkurt, me 6 anije kozmike operacionale. Rrjeti gjigant i shitjeve me pakicë “online”, “Amazon” ka gjithashtu ambicie në këtë fushë. “Amazon” e Jeff Besos po punon për një projekt prej 3.200 satelitësh, i njohur si “Projekti Kuiper”.
Të gjitha idetë parashikojnë dërgimin e anijeve kozmike në orbitën e ulët të Tokës, në më pak se 2.000 km mbi planetin, gjë që do të ulë vonesat dhe reagimin në kohë të lidhjeve në internet.
Raketa “Falcon” u nis për fluturim nga kompleksi 40 i lëshimeve hapësinore “SLC-40” në bazën e Forcave Ajrore në Cape Canaveral, në orën 22:30 me atë lokale, apo 4.30 të mëngjesit të së premtes. /Tch
Udhëheqësi de fakto i Sirisë: Do të duhen 4 vjet derisa të m...
Mungesa e energjisë elektrike, Kurti: Është rritur konsumi i...
KGJK parasheh më shumë gjyqtarë për t’i trajtuar krimet e lu...
Haradinaj: 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizne...
Kurti: Me letrën e Thaçit ku zotohet se FSK-ja s’do të shkoj...
Liverpooli i papërmbajtshëm ndaj West Hamit, ia shënon pesë ...