Apple ka zëvendësuar kufjet e zakonshme me tel me ato me wireless në shpikjen e saj më të fundit: iPhone 7. Të ashtuquajturat AirPods kanë zgjuar shumë interes tek njerëzit – ato janë të cilësisë së lartë, rezistente ndaj ujit, të lehta për t’u mbajtur dhe nuk kanë nevojë për tela, transmeton Arbresh.info.
Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, deklaroi gjatë prezantimit të iPhone 7 se këto kufje janë hapi i parë drejt të ardhmes së wireless-it.
Por, ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se këto pajisje mund të kenë një ndikim shkatërrues në shëndetin e njeriut.
Të fuqizuar nga teknologjia e Bluetooth-it, AirPods transmetojnë valë me intensitet të ulët në vesh. Studimet tregojnë se me kalimin kohës, këto valë dobësojnë barrierën ndërmjet gjakut dhe trurit, që është i rëndësishëm për të mbajtur larg toksinat kimike.
“Po luajmë me zjarrin”, tha dr. Joel Moskowitz, profesor tel Shkolla e Shëndetit Publik UC Berekely, për Daily Mail Online.
“Po vendosim afër trurit një pajisje që emeton valë. Është shumë e rrezikshme”.
Nuk është përcaktuar ende frekuenca ekzakte që këto kufje me Bluetooth emetojnë. Ndërkohë inxhinierët dhe drejtuesit e marketingut të Apple-it insistojnë se emetimet e valëve janë brenda rregullave të vendodura nga Komisioni Federal i Komunikacionit.
Dr. Leif Salford, një nga hulumtuesit shkencorë më të mëdhenj në botë në fushën e rrezatimit të telefonave celularë, thotë se celularët mund të jenë më të dëmshme nëse mbahen pak larg nga koka (kur flasim me zë të lartë) se sa kur e vendosim tek veshi (kur bëjmë ndonjë telefonatë)./Arbresh.info
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...