Me një karikim të vetëm, një dron mund të fluturojë mesatarisht për tetë deri në dhjetë minuta. Për ta rritur më shumë këtë kohë duhet të rritet madhësia e baterisë, por problemi është se sa më e madhe të jetë pesha e dronit aq më i vështirë bëhet procesi i fluturimit.
Dr. Samer Aldhaher nga Kolegji Imperial i Londrës mendon se ka një përgjigje për këtë. Aldhaher ka ndërtuar një prototip, një dron pa bateri i cili rri pezull në një vend dhe merr energji nga një transmetues poshtë saj. Droni që përdor teknologjinë wireless për t’u furnizuar me energji mundet vetëm të qëndrojë pezull, ose të bëjë lëvizje të vogla anësore pak centimetra larg bazës së energjisë.
Aldhaher thotë se duhet akoma shumë punë dhe kohë derisa të mund të ndërtojmë pajisje të tilla fluturuese që të mund të përshkojnë distanca të largëta, pa qenë të pajisura me bateri, pasi kjo kërkon një infrastrukturë mbështetëse shumë të përparuar dhe të përhapur gjerësisht./Arbresh.info
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...