I zbuluar për herë të parë në CES 2016 të mbajtur në Nevada të Las Vegasit, ky ekran i jashtëzakonshëm nga LG mori vëmendjen e merituar.
Ashtu edhe siç shihet në foton e publikuar më lartë, ky ekran është tërësisht fleksibil dhe mund të paloset edhe si një gazetë, shkruan arbresh.info. Me një madhësi prej 18 inçësh, LG ka thënë që kjo teknologji impresive është thjeshtë një gjë e vogël nga ato që mund të vijnë. Kompania shpreson që të krijojë ekrane me 55 inç në të ardhmen që mund të ofrojnë kualitet deri në 4K.
Edhe pse ende nuk janë zbuluar detaje rreth çmimit të këtij ekrani, por sigurisht që do të jetë shumë i kushtueshëm./arbresh.info.
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër