Google ADS

Ekranet e reja nga Samsung mbushin edhe telefonin tuaj

13:12 | 27 Korrik 2015
Arbresh Info

Samsung ka arritur të sjellë diçka krejtësisht të re tek ekranet për kompjuter Desktop . Është fjala për mbushjen pa tela të telefonave, gjë e cila nuk është parë asnjëherë nga kompanitë e tjera.

Ekranet e reja nga Samsung me 24 dhe 27 inç kanë një teknologji vërtetë mbresëlënëse me funksione të jashtëzakonshme, shkruan arbresh.info. Mjafton të vendosni telefonin tuaj Galaxy S6 Edge në pjesën mbajtëse të ekranit për të filluar mbushja e baterisë së tij.

Përveç që ofrojnë mbushje pa tela, ekranet sjellin tek të gjithë përdoruesit edhe një eksperiencë shumë të mirë në lojëra kompjuterike./arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=D_uNw-ueAZM

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme