Egjipti i ka bllokuar qasjen e qytetarëve të tij në aplikacionin për mesazhe të enkriptuara – Signal.
‘Mada Masr’, një gazetë nga Egjipti, ka raportuar dje që shumë përdorues kanë përdorur rrjetin social Twitter për të njoftuar që ata nuk janë duke pasur më mundësi të shfrytëzojnë aplikacionin Signal për të dërguar apo pranuar mesazhe me IP adresa egjiptiane, transmeton portali arbresh.info.
Open Wisper Systems, ekipi prapa aplikacionit, i ka thënë një përdoruesi që ka kërkuar informata rreth kësaj situate se gjithçka ishte duke shkuar në mënyrën e duhur deri në momentin e bllokimit. Tani, pas konfirmimit nga kompania që vendi ka bllokuar qasjen në aplikacionin e preferuar të Edward Snowdenit për mesazhe, ata kanë nisur punën për të gjetur një mënyrë që të shmangin këtë bllokim.
Kjo nuk është hera e parë që Egjipti i ka ndalur përdoruesit të kenë qasje në uebfaqe apo aplikacione të caktuara. Në të kaluarën ata kanë ndalur të gjithë internetin, madje kanë bllokuar edhe qasjen në Viber, Skype, Whatsapp dhe shërbimin për mesazhe nga BlackBerry./arbresh.info
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve
Kurti: Vitin e ardhshëm do të nënshkruhet Marrëveshja për ba...
Kuvendi Komunal i Prishtinës thërret mbledhje të jashtëzakon...
Ish-lojtari i Man Utd zbulon se si iu desh të largohej nga k...
“Kosova dhe Çekia me marrëdhënie shumë të mira bilater...
Gërvalla bën homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyqi në New...