Edward Snowden sulmoi gjigantin Facebook, përmes një postimi të publikuar në Twitter.
Ish-spiuni i Agjencisë së Sigurimit Kombëtar, Snowden quajti Facebook, biznes që fiton para duke grumbulluar të dhëna të jetëve private të huaja.
“Bizneset që fitojnë para duke grumbulluar dhe shitur të dhëna të detajuara të jetës private dikur u përshkruan qartë si ‘kompani të mbikëqyrjes’”, tha Snowden, shkruan Telegrafi.
Ky reagim i tij erdhi pasi gjiganti i medias sociale pezulloi Cambridge Analytica, një firmë analitike të të dhënave që ka punuar për fushatën e Presidentit Trump.
“Rilindja e ‘kompanive të mbikëqyrjes’ si media sociale është mashtrimi më i suksesshëm që nga Departamenti i Luftës u bë Departamenti i Mbrojtjes”, ka përfunduar ai statusin e tij. /Telegrafi/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë