Google ADS

Edvin Gavazaj krijon komunitetin hackosovo.org

15:19 | 8 Shtator 2016
Arbresh.info

Komuniteti legal Hackosovo.org lansohet online. Ky komunitet është krijuar për të gjithë adhuruesit e teknologjisë ku ju ofrohet mundësia më e mirë për të pasur privatësi në projektet e tyre në kuadër të teknologjisë.

Çka është HACKOSOVO?

Hackosovo është një platformë online ku ofron mundësinë për të krijuar llogari dhe të krijoni rrjetin tuaj të shokëve dhe ti ndani me ta idetë, fotografitë, statuset apo të bisedoni me anëtarët përmes Chat-it lidhur me projektet që përmbajnë privatësi, si dhe të krijoni ngjarje apo grupe të mbyllura.

Çka e dallon prej rrjeteve tjera sociale?

Hackosovo.org dallon nga rrjetet tjera sociale për shkak se liria që ofron ky rrjet nuk mund të gjendet në rrjete tjera, të dhënat tuaja janë të mbrojtura duke përfshirë edhe identitetin tuaj, duke e bërë më të lehtë ti shpërndani programet, projektet legale dhe ato ilegale. Apo thjesht të përdoret si grup i fshehtë që ju ofron liri në botën e  teknologjisë.

Çka e bënë të veçantë këtë sajt?

Çdo 30 ditë sajti në mënyrë automatike fshin të gjitha të dhënat në data bazë arsyeja pse krijuesi i saj shtoi këtë opsion është se nëse sistemi detekton se është duke u hakuar sajti, ai në mënyrë automatike fshin gjithë data bazën duke bllokuar qasjen në të dhënat e anëtarëve.

Edhe pse adhuruesit e teknologjisë e kanë pëlqyer shumë këtë ide të të riut nga Prizreni për momentin sajti mbetet thjesht si një demonstrim i projektit. Pavarësisht që në vendin tonë nuk ofrohet mundësia të mësojmë lidhur mbi teknologjinë të rinjtë tanë po arrijnë të tregojnë dashurinë që kanë lidhur me këtë fushë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme