Google ADS

Edhe Vodafone sulmohet nga hakerët

08:39 | 1 Nëntor 2015
Arbresh Info

Vadafone në Britani të Madhe ka thënë që hakerët me sukses kanë arritur të fitojnë qasje në llogaritë e konsumatorëve. Ishte ky sulmi i dytë i tillë kundër një operatori britanik në muajin tetor, po këtë herë ky sulmi kibernetik ka prekur vetëm 1.827 konsumatorë.

Duke përdorur të dhënat që janë marrë jashtë sistemit të operatorit Vodafone, autorët e krimit kanë përdorur e-mail adresat dhe kombinimet e fjalëkalimeve për të pasur qasje tek konsumatorët, ku ata mund të kenë shohin detajet e llogarive bankare, emrat dhe numrat e telefonave.

Megjithatë, hakerët nuk kanë arritur të komprometojnë deri tani asnjë kredit kartelë, transmeton arbresh.info. Informatat e mbledhura nga kompania i kanë bërë më të lehtë asaj të ndjek aktivitet keqdashëse në llogaritë e konsumatorëve në Vodafone.

Ky nuk është sulmi i vetëm që ka ndodhur tek operatorët në Angli pasi edhe TalkTalk ishte shënjestër e një sulmi kibernetik derisa së fundmi është arrestuar edhe hakeri i tretë që qëndron prapa këtij sulmi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme