Madhësia normale e shumë telefonave të mençur nuk i përshtatet shijes të të gjithë njerëzve, dhe këtë duket se kanë kuptuar edhe shumë kompani të mëdha, për të cilat është bërë tradicionale të lëshojnë edhe versionin “mini” të pajisjeve të tyre. Megjithatë, në shumicën e rasteve, varianti i vogël i ndonjë telefoni shpesh vuan edhe nga performancat dukshëm më të dobëta.
Pas lëshimit të Galaxy S6 dhe S6 Edge, Samsung nuk diskutoi aq alternativat “mini” dhe “active”, por shumë shpejtë versioni “Active” u konfirmua edhe tani është edhe pjesë e realitetit, por çfarë për versionin “Mini”?
Duket që Galaxy S6 Mini së shpejti do jetë në dispozicion, ndonëse kompania nuk ka dërguar ende ndonjë informatë rreth ekzistimit të kësaj pajisje, shkruan arbresh.info. Sidoqoftë, pamjet e versionit të vogël të pajisjes më të fuqishme për këtë vit tashmë janë zbuluar.
Thashethemet tregojnë që Galaxy S6 Mini do të ketë procesor Snapdragon 808, 2GB RAM, ekran 4.6/4.7 inç me 720 rezolucion dhe kamerë 15 megapiksel. Ende nuk ka ndonjë spekulim rreth datës së lansimit, por sipas imazheve duket që versioni i vogël i Galaxy S6 është kompletuar dhe mund të prezantohet si befasi më 13 gusht, datë në të cilën thuhet se do prezantohet edhe Galaxy S6 Edge+ dhe Galaxy Note 5./arbresh.info
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj