Samsung ka lansuar hetimin e saj për të zbuluar se çfarë ka shkaktuar shpërthimin e njësive Galaxy Note 7 në fillim të këtij muaji, por inxhinierët e kompanisë nuk kanë qenë në gjendje t’i përgjigjen këtij problemi që ka bërë bateritë brenda telefonit shumë të paqëndrueshme.
Sipas raporteve të fundmit, qeveria e Koresë Jugore ka lansuar një hetim të veçantë për të gjetur shkaktarin e problemeve të baterisë, shkruan portali arbresh.info. Ky hetim udhëhiqet nga Laboratori Testues i Koresë (KTL), që do të përdor X-Ray dhe teknologjinë e kompjuterizuar për të testuar gjithçka në lidhje me telefonin e fundit të kompanisë Samsung në mënyrë për të zbuluar problemin.
Aktualisht janë duke punuar shumë laborator për të kuptuar se ku qëndron problemi brenda baterive të Galaxy Note 7 dhe për kompaninë Samsung është vetëm çështje kohe njoftimi me një deklaratë zyrtare./arbresh.info
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki