Presidenti i Apple, Tim Cook ka kritikuar shkeljen e privatësisë nga rrjeti më i madh social në botë, Facebook.
Cook ishte në Çikago të mërkurën për të debutuar për iPadin më të ri të Apple dhe zbuloi një mori aplikacionesh të fokusuara në arsim. Kur u pyet se çfarë do të bënte nëse do të ishte nën “lëkurën” e Mark Zuckerberg, ai është përgjigjur me një buzëqeshje.
“Nuk do të isha kurrë në këtë situatë”, ka thënë Cook. “Ne mund të bëjmë shumë para nëse ne zbulojmë të dhënat e klientëve tanë,” shpjegoi numri një i Apple. “Pasi klientët tanë janë produkti ynë. Ne kemi zgjedhur të mos e bëjmë këtë”, përfundoi ai.
Facebook vazhdon të merret me pasojat nga skandali i zbulimit të të dhënave masiv, pasi u zbulua se 50 milion të dhëna të anëtarëve ishin përgjuar pa dijeninë e tyre. /IndeksOnline
A ka pasur heqja e dinarit “efekt pozitiv” në si...
Modriq shënon golin e parë në Kupën e Mbretit, pas 13 vjetëv...
Arteta dëshiron të nënshkruajë me yllin spanjoll, por Arsena...
“Gjesti ka dal si king”, banorët diskutojnë për Gjestin pas ...
Lutfiu: Serbët bllokuan rrugën në Bujanoc, tentuan të hynin ...
Abdixhiku prezanton projektet me 5 miliardë euro investime