Katër qytetarë amerikan janë liruar nga Irani në shkëmbim të shtatë shtetasve irakian të mbajtur në SHBA për shkeljen e sanksioneve kundër Iranit.
Nader Modanlou, Bahram Mechanic, Khosrow Afqahi, Arash Ghareman, Touraj Faridi, Nima Golestaneh dhe Ali Sabounchi janë liruar sipas mediave iraniane, transmeton arbresh.info. Pjesë e shtatë personave të liruar ishte edhe hakeri Nima Golestaneh, që ishte arrestuar fillimisht në Turqi dhe më pas ishte ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Golestaneh, një student iranian, ishte akuzuar në korrik të vitit të kaluar për sulmin kibernetik të kryer në rrjetin kompjuterik të një kompanie aerodinamike me bazë në Vermot. Qëllimi i hakerit ishte vjedhje e softuerit që vlente miliona dollarë./arbresh.info
https://twitter.com/arbresh_info/status/688436518885715968
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër