Edhe Microsoft paralajmëron për sulmet e sponsorizuara nga shteti

17:14 | 2 Janar 2016
Arbresh Info

Microsoft i është bashkuar listës së kompanive që pretendojnë se janë duke paralajmëruar përdoruesit që ata dyshojnë se kanë qenë shënjestër e sulmeve të sponsorizuara nga shteti. Së fundmi, Yahoo njoftoi se i është bashkuar gjithashtu listës së gjigantëve në teknologji si Google dhe Facebook në këtë listë.

“Ne jemi duke marrë këtë hap shtesë për t’iu njoftuar nëse kemi evidencë që sulmuesit janë duke u sponsorizuar nga shteti sepse duket që sulmet do të jenë më të sofistikuar dhe më fuqishme sesa ato nga kriminelët kibernetik apo të tjerët”, deklaroi Microsoft përmes një postimi, transmeton arbresh.info. “Megjithatë, këto paralajmërime nuk do të thotë që sistemet e Microsoft-it kanë ndonjë mënyrë që mund të komprometohen”.

Duhet të keni parasysh që këto paralajmërime nga gjiganti nuk iu lajmërojnë se jeni kompromentuar, thjeshtë ju tregojnë që Microsoft ka një evidencë që është e shënjestruar. Megjithatë, në rast se keni pranuar paralajmërime të tilla, rekomandohet që të ndryshoni fjalëkalimin e llogarisë, të shtoni funksionin për identifikim të dyfishtë dhe të përditësoni softuerin kundër viruseve në kompjuterin tuaj./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme