Ngasja e automobilit nga një shofer i hutuar nuk është diçka e re. Megjithatë shkaktarët e shpërqendrimit po shtohen përgjatë gjithë kohës.
Teksa prodhuesit e automobilave dhe kompanitë e teknologjisë kanë punuar për t’i mbajtur telefonat afër shoferëve gjatë vozitjes, veçoritë kryesore të sigurisë mund të vijnë pikërisht nga teknologjia “që lufton teknologjinë”.
Teknologjia asistuese e avancuar për vozitje që po vjen tek automobilat autonomë mundet vetë të ndalë një automobil kur një përplasje është e pashmangshme, shkruan sot Koha Ditore.
Po ashtu sistemi mund të mos lejojë që për shkak të shpërqendrimit të shoferit të ndryshohet shiriti në rrugë.
“Këtyre sistemeve nuk u intereson nëse po dëgjon radion ose jeni në ndonjë bisedë”, ka thënë Ian Reagan, shkencëtar hulumtues në Institutin për Siguri nëpër Autostrada, në SHBA. Tre vjet më parë katër adoleshentë po vozitnin drejt shtëpisë së tyre në Texas me automobilin “Hyundai Elantra” kur papritmas dolën nga rruga duke shkaktuar aksident fatal me tre të vdekur. Pas hetimeve u kuptua se shoferja ishte duke monitoruar aplikacionin e navigimit në telefon me ç’rast ishte shpërqendruar dhe kishte shkaktuar aksidentin fatal.
Pas aksidentit, Departamenti për Siguri në Texas kishte thënë se zhvendosja e vëmendjes ishte shkaktari numër një që po vriste amerikanët nëpër rrugë. Përdorimi i telefonave është vazhdimisht i cilësuar si një pengues i vëmendjes së shoferëve, por mbulon shumë aktivitete të cilat i ndihmojnë vetë shoferit.
Mesazhet apo aplikacionet janë shumë ndikuese në largimin e vëmendjes, por sa mund të jetë një bisedë problematike nëse shoferi ka dy duart në timon e sytë në rrugë, ka pyetur “The New York Times”.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA