Shërbimet për pagesa janë duke u bërë çdo herë e më të famshme me shumë platforma tashmë në përdorim dhe shumë të tjera në plan për debutim.
LG ka konfirmuar për ‘The Korea Times’ që ka në plan të lansojë platformën e tyre për pagesa në muajin e ardhshëm, transmeton arbresh.info. LG ka bërë marrëveshje me kompanitë madhështore në Korenë Jugore për kredit kartela para lansimit të shërbimit.
Do të jetë e vështirë për kompaninë LG të marrë tregun me shërbimin për pagesa ndërmjet gjigantëve si Apple, Samsung, dhe Google, por me këtë treg ende në hapat e parë gjithçka është e mundur. Kompania duhet të inkuadrojë njerëzit të blejnë një telefon të mençur LG për të përdorur shërbimin e ri për pagesa./arbresh.info
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...