eBay ka 180 milionë blerës aktiv në gjithë botën

14:11 | 25 Prill 2019
A. B.

eBay tha se blerësit aktivë janë rritur me 4% në 180 milionë.

Kompania pret që gjatë vitit të gjenerojë 10.93 miliardë dollarë të ardhura dhe fitim prej 2.64 deri në 2.70 dollarë për aksion.

eBay rriti parashikimet për shitjet dhe fitimin e 2019-ës ndërsa ndryshimet në pamjen e platformës së tregtisë online kanë tërhequr më shumë konsumatorë dhe rritur të ardhurat nga reklamimi.

Kompania ballafaqohet me konkurrencën e egër të Amazon.com dhe Walmart së fundi është fokusuar në programin e produkteve të promovuara dhe biznesin e pagesave. Platforma e eBay sot është më e thjeshtë se kurrë më parë falë prezantimit të grupeve të listave dhe rekomandimeve personale.

Mëse 800,000 shitës aktivë përfitojnë nga avantazhet e promovimit të listave duke dyfishuar të ardhura nga reklamimi në 65 milionë dollarë për kompaninë.

Kompania pret që gjatë vitit të gjenerojë 10.93 miliardë dollarë të ardhura dhe fitim prej 2.64 deri në 2.70 dollarë për aksion.

Të ardhurat në tre mujorin e fundit që mbyll më 31 Mars ishin 2.64 miliardë dollarë duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve prej 2.58 miliardë dollarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme