Google ADS

E pranon Samsung, Galaxy S10 mund ta hap çdokush

09:46 | 18 Tetor 2019
Arbresh Info

Kompania prestigjioze e teknologjisë, Samsungu, ka pranuar se gjurmët e gishtave të çdokujt mund ta hapin smartfonin Galaxy S10. Ajo premtoi një softuer që do ta zgjidhte këtë problem.

Ky problem është zbuluar nga një grua britanike, burri i së cilës mundi ta hapte telefonin e saj me gjurmët e gishtit të madh, shkruan BBC.

Kur është lansuar S10-shi, në muajin mars, Samsungu e ka përshkruar sistemin (skanerin) për leximin e gjurmëve të gishtave si një “revolucion”.

Skaneri dërgon ultratingujt për të detektuar gjurmët 3D të gishtave në mënyrë që të identifikohen përdoruesit e smartfonëve.

Samsungu ka thënë se ishte “i njohur me çështjen e identifikimit të gabuar të gjurmëve të gishtave te S10-shi dhe se së shpejti do të lansojë një softuer për zgjidhjen e kësaj çështjeje”.

Kompania jug-koreane KaKao Bank u ka thënë konsumatorëve që të çaktivizojnë skanerin për gjurmë të gishtave dhe të presin derisa ky problem të zgjidhet.

Sipas disa raportimeve të mëhershme, disa xhama mbrojtës ishin jo të përputhshme me skanerin e Samsungut sepse ato linin një zbrazëti ajrore e cila vështirësonte punën e skanerit.

Çifti britanik i cili zbuloi këtë mangësi të sigurimit, ka thënë për revistën “The Sun” se ishte ky rast ishte një “shqetësim i vërtetë” për ta.

Pas blerjes së një xhami mbrojtës 2.70 funtesh (rreth 3 euro) në eBay, Lisa Neilson ka regjistruar në skaner gjurmët e gishtit të madh të djathtë dhe pastaj kuptoi që gishti i madh i majtë i saj, i cili nuk ishte i regjistruar, mund ta hapte po ashtu telefonin, transmeton Koha.net. Pastaj ajo i kërkoi burrit që ta provonte dhe të dy gishtat e tij të mëdhenj po ashtu e hapën telefonin.

Dhe kur xhamin mbrojtës e kanë vendosur në një tjetër S10, i njëjti problem ka ndodhur./express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme