Google, Microsoft, Yahoo, Comcast dhe LinkedIn i kanë bashkuar forcat për të krijuar një mekanizëm të ri për e-mail adresa që siguron nëse mesazhet që ju dërgoni janë të enkriptuara. Në një propozim ata kanë paraqitur ‘Internet Engineering Task Froce’, titani i teknologjisë që krijimin e tyre e kanë quajtur ‘SMTP Strickt Transport Security’, shkruan portali arbresh.info. Teknologjia prapa e-mail adresave ka mbetur e pandryshuar që nga koha kur ishte në dispozicion fillimisht. Një sistem enkriptimi ishte prezantuar kohë më parë, por ofruesit e mëdhenj të e-mail adresave si Gmail e përdorin atë, megjithëse ai është i ndjeshëm ndaj sulmeve.
Pra, hakerët mund të fusin një certifikatë digjitale false dhe sistemi do e njoh atë si autentike. Kjo do të thotë që ju mund të përfundoni duke dërguar e-mail tek një server i pasigurt pa e ditur ju. Përveç kësaj, kjo mund të vazhdojë duke dërguar mesazhe madje edhe nëse e kupton që serveri nuk është i sigurt.
Sistemi i ri mund të parandalojë skenarët e tillë për të ndodhur. Kjo kontrollon nëse domain-i që ju jeni duke dërguar mbështet SMTP STS-në dhe iu siguron nëse certifikata e enkriptimit është autentike dhe e përditësuar. Nëse gjithçka është në rregull, atëherë kjo lejon që mesazhi juaj të vazhdoj, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, nëse kjo vëren diçka të dyshimtë atëherë do ta ndalojë atë dhe do iu njoftojë për arsyejen.
Është e sigurt që kompanitë e përfshira do të përdorin teknologjinë brenda shërbimeve të tyre nëse kjo aprovohet./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA