Çfarë del nga dhëmballa, e merr vesh mëhalla. Kjo shprehje e vjetër gjen ende zbatim në ditët e sotme, pavarësisht se shumica jonë që përdorim telefona inteligjentë, mendojmë se i shmangemi përgjimit.
Në Maqedoninë e ditëve të sotme, e cila vlon nga skandali i përgjimeve, të gjithë përdoruesit tentojnë të bisedojnë me aplikacionet të ndryshme, duke menduar se kanë privatësi me bashkëbiseduesin në anën tjetër.
Kur shkarkojmë aplikacione, qoftë edhe ato të bankave, ato për lojëra, e të tjera, kërkohet qasje edhe në të dhënat tona private, sikurse numrat e telefonit, fotografitë e vendndodhja.
Qytetarët shprehen me mendime të ndryshme sa i përket cenimit të privatësisë së tyre gjatë përdorimit të aplikacioneve.
“Varet se çfarë masash merr gjatë përdorimit të rrjeteve sociale, unë i përdori shpesh dhe e di se si funksionojnë ato. Ka disa etapa që duhet të aplikohen që të rritet siguria, por varet edhe nga vetëdija e njeriut se si e ka qasjen në rrjetet sociale”.
“Në fakt ditëve të sotme nuk mund të thuash se gjithçka private është e sigurt pasi i përdorim shumë aplikacione të ndryshme pa e ditur se sa cenohemi realisht nga to”.
Në anën tjetër, ekspertët e informatikës thonë se asgjë nuk është e sigurt në botën e sotme kompjuterike.
Pavarësisht se njerëzit kur duan të ndajnë informata të caktuara përdorin mesazhe të shkurtra, apo telefonata përmes aplikacioneve të tjera, përsëri dyshimi ekziston.
Ligji për mbrojtjen e të dhënave private thotë se : “Çdo qytetari i garantohet respektim dhe mbrojtje e privatësisë të jetës së tij personale dhe asaj familjare”.
Ky ligj ka qenë shpeshherë shënjestër e ndryshimeve sidomos pas skandalit të përgjimeve, ndërkohë që në Ministrinë e Brendshme, ka një sektor për krime kibernetike ku mund të denoncohet por jo edhe të gjendet zgjidhje.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...