Kjo pajisje konsiston në një ekran të vogël kompjuterik të montuar në cepin e kornizës së syzeve, i cili është i aftë të shkrep foto, të regjistrojë video dhe të luajë muzikë.
Një zëdhënës i policisë në Dubai konfirmoi për gazetën 7 Days në Dubai, se softueri i krijuar nga policia e Dubai-it do të bëjë të mundur lidhjen e syzeve me bazën e të dhënave të personave që janë në kërkim.
Sapo pajisja të njoh një të dyshuar, bazuar nga pamja e fytyrës, ajo do t’i dërgojë përdoruesit një sinjal. Fillimisht kjo pajisje do të përdoret për të ndaluar ata që shkelin rregullat e qarkullimit. Në fazën e dytë, kjo pajisje do të përdoret nga detektivët.
Kompania amerikane e internetit tha në një postim në blogun e saj në maj se çdokush në SHBA mund të blejë një pajisje për 1500 dollarë. Policia e Dubait njihet për shpenzimet e shumta që përdor për të pajisur punonjësit e saj. Vitin që kaloi qeveria e Dubait lajmëroi se do të pajiste policinë me makina sportive Lamborghini.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...