Aplikacioni në Android i shërbimit të famshëm për ruajtjen e të dhënave, Dropbox tani ka arritur mbi 500 milionë instalime. Aplikacioni ka arritur këtë moment historik për më pak se gjashtë vite pasi u lansua.
Edhe pse Dropbox për Android është në gjysmë të rrugës kur krahasojmë atë me rivalin Google Drive, arritja nuk është edhe aq impresive duke marrë parasysh që aplikacioni vjen i instaluar paraprakisht në shumicën e pajisjeve me Android që ofron Google, shkruan arbresh.info.
Në muajin qershor, Dropbox njoftoi që ka më shumë se 400 milionë përdorues të regjistruar në mbarë botën, por nuk zbuloi se sa përdorues aktiv mujor posedon./arbresh.info
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...