Droni i parë që mund të dërgojë satelitë në orbitë, i krijuar dhe ndërtuar nga një kompani startup amerikane, do të jetë në gjendje që të kryejë një fluturim çdo 180 minuta, pretendon firma.
Aveum thotë se droni, 24 metra i gjatë, i quajtur Ravn X, është plotësisht autonom, 70% i ripërdorshëm dhe mund të ngrihet e ulet në pista deri në 1,5 km të gjata.
Kompania ka bashkëpunuar me Forcat Hapësinore Amerikane për të krijuar këtë pajisje që, sipas saj, ndryshon tërësisht mënyrën e “aksesit në hapësirë”. Droni mund të ngrihet nga çdo pistë dhe pasi arrin një lartësi të caktuar, një pjesë e tij shkëputet dhe nisët për në orbitën e Tokës, ndërsa vetë droni kthehet në bazë, ulet dhe futet në parkim. Fluturimi i parë mendohet të zhvillohet në vitin 2021.
Kjo teknologji do të bëjë të mundur që satelitët të dërgohen në hapësirë pa një pilot, apo ndonjë raketë gjigante, diçka që, sipas Aevum, ul ndjeshëm rrezikun ndaj jetëve njerëzore. Droni mund të mbajë satalitë me peshë deir në 500 kg dhe sipas kompanisë mund të gjejë përdorim edhe në shkencë, përveç se në ushtri.
Deri tani, thotë Aevum, janë krijuar më shumë se 100 mjete fluturuese të vogla në të gjithë botën, disa prej të cilave janë në gjendje të arrijnë edhe në orbitë. Por droni i Aevum është tërësisht autonom, nuk ka nevojë për pilot apo pistë nisjeje të kushtueshme.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...