Veturat moderne janë të pajisura me një numër sensorësh, duke përfshirë ata që monitorojnë nivelin e ndriçimit jashtë automjetit.
Kur, për shembull, zgjidhni funksionin Auto në çelësin pranë timonit, dritat do të kalojnë automatikisht nga dritat e ditës në dritat e ulëta ose edhe dritat e gjata (nëse e keni këtë opsion).
Por, me funksionin Auto, ekziston një problem, dhe ai është – mjegulla.
Sensorët monitorojnë vetëm nivelin e dritës jashtë automjetit, por nuk mund të zbulojnë nëse jeni duke vozitur në mjegull.
Për këtë arsye, me funksionin Auto të ndezur, mund t’i lini të ndezura dritat e ditës, të cilat ndriçojnë rrugën në mënyrë joadekuate, ndërsa drita e pasme nuk ndizet në shumicën e modeleve.
Kjo është arsyeja pse ju nuk jeni të dukshëm në mjegull, nga përpara dhe mbrapa. Gjithashtu, ndriçimi i përparmë nuk do të jetë adekuat gjatë vozitjes nëpër mjegull.
Prandaj, në mjegull, është më mirë të zgjidhni opsionin e rrezeve të ulëta dhe të ktheheni në funksionin Auto vetëm kur situata të qetësohet. /Telegrafi/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...