Google ADS

Dotcom do të transmetoj drejtpërsëdrejti apelimin e ekstradimit

09:11 | 30 Gusht 2016
Arbresh Info

Kim Dotcom, krijuesi i shërbimit Megaupload, ka fituar leje nga gjykata e Zelandës së Re për të transmetuar drejtpërsëdrejti ankesën e tij kundër ekstradimit në SHBA.

Kjo është një fitore e madhe nga Dotcom, i cili është duke u kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas akuzave për shkeljen e të drejtave autoriale, shkruan portali arbresh.info.  Në muajin korrik, Dotcom ka thënë që ai është duke punuar në versionin e ardhshëm të shërbimit Megaupload, që është thënë se do të lansohet në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Dotcom, i cili do të përdorë kamerat e tij për transmetimin e këtij procesi,  ka njoftuar gjithashtu se do të shpërndaj linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë në rrjete sociale sa më shpejtë që është e mundur./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme