Programimi është bërë si Anglishtja, po e mësojnë thuajse të gjithë. Ka disa faqe që ofrojnë mësime falas dhe një ndër më të njohurat është Codecademy.
Por ndoshta mund të keni filluar ta mësoni dhe e keni ngadalësuar ritmin pasi keni konstatuar se nuk është aq argëtuese sa mendonit në fillim.
Një lojë e re e quajtur Codingame është ndërtuar pikërisht për këtë qëllim, të praktikoni aftësitë tuaja programuese duke luajtur njëkohësisht lojën strategjike. Sfida është të luftoni kundrejt disa armiqëve që vijnë drejt jush, duke shtypur komandat e duhura në panelin tuaj të programimit.
Loja ofron një numër të madh gjuhës duke filluar që nga C++, Javascript, PHP dhe Swift. Në varësi të lojës që zgjidhni loja i ndryshon edhe sfidat e ofruara.
Megjithëse loja është argëtuese, ju duhet të keni njohuri mesatare për ta luajtur atë, pasi niveli i vështirësisë nuk e përfshin atë fillestar.
Lojën mund të filloni ta luani në: https://www.codingame.com/start/Arbresh.info
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA