Doku.Tech është një konferencë vjetore dhe një nga ngjarjet kryesore të teknologjisë në #Balkan që është e përkushtuar në ndarjen e ideve, nxitjen e diskutimeve, seminareve interaktive, panairit DIY, ditëve të mbushura me argëtim dhe mbrëmjeve muzikore. Gjatë pesë edicioneve të kaluara, Doku.Tech ka mirëpritur mbi 6,000 pjesëmarrës nga Ballkani, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.
Edicioni i radhës i Doku.Tech mbahet me 9 Gusht përgjatë festivalit Dokufest në Kino Lumbardhi.
Edicioni i gjashtë i Doku.Tech do të jetë një mundësi e mrekullueshme për të gjithë entuziastët e teknologjisë, që dëshirojnë të informohen për më të rejat rreth inovacionit, ndërmarrësisë, marketingut apo thjeshtë dëshirojnë të argëtohen nga atmosfera që Doku.Tech do të sigurojë përgjatë Dokufestit-it.
WLADIMIR NIKOLUK
CEO OF ImmerLearn
Ai është CEO dhe bashkë-themelues i ImmerLearn, një ndërmarrje sociale që ndihmon në përcaktimin e ndikimit të sipërmarrësve socialë, OJQ-ve, agjencive të OKB-së dhe programeve të qeverisë përmes teorisë së dizajnit të ndryshimeve, shkencës së të dhënave dhe ekspertizës teknologjike. ImmerLearn ekziston për të mbështetur vendimmarrjen dhe të mësuarit duke u bazuar në dëshmi për profesionistët në mbarë botën për t’i ndihmuar ata që të shërbejnë më mirë individët dhe komunitetet e ndjeshme në mënyrë më efektive. ImmerLearn gjithashtu përpiqet të mbyllë hendekun e financimit prej 7 trilion dollarësh për arritjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së duke fuqizuar programet për përdorimin më efektiv të burimeve ekzistuese dhe duke mbledhur fonde shtesë nëpërmjet rritjes së besimit në programet e sektorit publik dhe social.
Më parë, Wladimir ishte një konsulent në McKinsey & Company, i specializuar në sektorin publik, teknologjinë dhe projektet e strategjisë. Wladimir gjithashtu punoi si Zyrtar i Inteligjencës për Resilience për Kombet e Bashkuara në Jordani, ku përfaqësoi UNDP në negociata me qeveritë, OJQ-të dhe agjencitë e tjera të OKB-së për planin e reagimit për nën-rajonin e Sirisë. Wladimir mban një diplomë Bachelor në Filozofi, Politikë dhe Ekonomi nga Universiteti i Oksfordit dhe është anëtar i Forumit Ekonomik Botëror dhe Fondacionit Akademik Kombëtar Gjerman.
Agam Rafaeli-Farhadian
Head of Business Partnerships
Agam është një sipërmarrës hi-tech Izraelit i fokusuar në nxitjen e marrëdhënieve midis Izraelit dhe botës arabe nëpërmjet ndërmarrjeve të biznesit. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak për pesë vite, Agam vendosi të ndërlidhë pasionin e tij për inxhinierinë softuerike me sfondin e dialogut izraelito-palestinez dhe zgjodhi një punë në tregun e teknologjisë Palestinez. Gjatë hulumtimit të tij, ai gjeti ndarjen e madhe midis sektorit teknologjik Izraelit dhe botës arabe. Për këtë arsye ai zgjodhi studimin e shkencave kompjuterike dhe njëkohësisht edhe studimet e Lindjes së Mesme në Universitetin Hebre në Jerusalem.
Gjatë studimeve të tij universitare Agam themeloi CodeM3lim.com, një shkollë arabe online për kodim. CodeM3lim u pa nga mijëra studentë të ardhshëm nga Egjipti, Jordania, Arabia Saudite dhe Emiratet. Ndërsa menaxhonte CodeM3lim Agam rekrutoi dhe menaxhoi një ekip të përzier të izraelitëve dhe palestinezëve.
Përveç punës së tij në botën e biznesit Agam është anëtar i komitetit drejtues të Partisë Laburiste të Izraelit dhe shërben si këshilltar i komunës së Jerusalemit për zhvillimin e sipërmarrjeve. Agam është gjithashtu një organizator i Konventës Izraelite për Manipulim, konventës së dytë më të madhe të këtij lloji në botë, dhe AMENDS fellow. /Telegrafi/
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...