Google ADS

Doku Tech fillon edicionin me pretendeten për Nobel, Laura Mersini Houghton

20:22 | 21 Korrik 2016
M. A.

Ka filluar edicioni i tretë i Konferencës së Teknologjisë Doku Tech në Prishtinë.

Doku Tech këtë vit ka ardhur me një edicion special në kryeqytetin e Kosovës, me ç’rast është mirëpritur ligjëruesja Shqiptaro-Amerikane, Laura Mersini Houghton, e cila me teorinë e saj mbi multiuniversin është pretendente për çmimin Nobel në shkencë.

Laura Mersini-Hougton është kozmologe dhe fizikane teorike, profesoreshë e asociuar në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapell Hill.Mersini Houghton  e cila para disa vitesh ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave më të meëdha botërore, duke përfshirë  mediumin më njohur në botë BBC, në të cilin ka qenë pjesë e disa  dokumentarëve për teorinë e multiuniversit.

Mersini-Hougton tha se 10 vjetët e fundit ajo i ka kushtuar çështjes së Universit. Ajo thotë se pasioni i saj ndaj shkencës dhe kuriozitetit për të vërteten rreth universit , ka bërë që ajo t’i kushtojë pothuajse një dekadë kësaj fushe.

Shkencëtarja  Mersini Houghton tha se  e vetmja mënyrë që njerëzit shikojnë tani  Universin, është duke marrë sinjale drite në një objekt tjetër, sepse  sipas saj, më herët drita ka qenë e përzier me materien dhe për këtë nuk ka arritur që të depërtoj tek njerëzit. Ndërsa, në momentin që drita u nda nga materia, ne duke parë shumë lartë, kemi mundësi të shohim Universin.

DOKU TECH është një ngjarje vjetore frymëzuese dhe interaktive vjetore e cila bashkon individët dhe talentet e teknologjisë për t’u takuar me shtresat më të larta të së ardhmes krijuese ndërkombëtare, drejtuesit dhe mendimtarët. Në vitin 2014 dhe 2015, DOKU TECH mbledh mbi 3.000 të pranishëm dhe më shumë se 50 folës të njohur për veprimtarinë dy – ditore. Përvoja e DOKU TECH-ut përfshin bisedime kryesore, panele , sesione me tema të ndryshme, seminare, koncerte muzikore dhe ngjarjet teknologjike. Ata do të mblidhen  për të ndarë njohuri dhe përvoja, të diskutojmë çështje që ndërlidhen me lirinë e internetit, sigurisë digjitale dhe mbikëqyrjes si dhe njohurive të hapura .DOKU TECH përmbanë bisedime intensive dhe të fuqishme nga folësit me prejardhje të ndryshme dhe me një interes të përbashkët në teknologji.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme