Me lançimin e iPhone 7 dhe 7 Plus, duket se Apple ka ruajtur përgjithësisht po të njëjtin dizajn ashtu si dhe 2 iPhonet e saj të fundit. Kjo do të thotë se këllëfi juaj i vjetër i iPhone 6/6s mund t’i rrijë mjaft mirë edhe iPhone 7, megjithëse se ky i fundit ka veçorinë e kamerës së dyfishtë.
Po përsa i përket xhamit mbrojtës? Xhamin tuaj të mëparshëm nuk do të mund ta përdorni edhe për iPhonin e ri, pasi ai mund të mbulojë vetëm një pjesë të ekranit. Ekrani i iPhone 7 ka ka përmasa 11.9 cm ndërsa ai i iPhone 7 Plus 13.9 cm, pak më të mëdha se ato që kishte iPhone 6 dhe 6 Plus. Apple ka reduktuar kornizën përreth ekranit megjithëse korniza e jashtme ka qëndruar po njëlloj.
Disa pajisje celular përdorin xhama mbrojtës që mbulojnë vetëm pjesën e ekranit më të cilën ndërvepron përdoruesi, por nëse doni të keni një mbrojtës të plotë për ekranin e telefonit tuaj të ri, do t’ju duhet të prisni derisa të lançohet një xham i përshtatshëm./arbresh.info.
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...