Kanë kaluar 10 vite që nga debutimi i parë i Audi R8, e fuqizuar me V10 në ‘Auto Show’-in në Detroit në vitin 2009.
Për të festuar një dekadë të V10, Audi po lanson një version të ri të edicionit special të një super-veture, të bazuar në modelin R8 V10 Performanca Quattro që filloi vitin e kaluar, transmeton lajmi.net.
I quajtur si “Audi R8 V10 Decennium”, modeli i ri i edicionit special do të shitet vetëm si një coupe dhe do të debutojë në garën e makinave të Gjenevës 2019 javën e ardhshme.
Duke u bazuar në modelin e ri R8, makina posedon një motor V10 i aspiruar nga 5.2 litra, që prodhon 620 kuajfuqi dhe 428 lb-ft çift rrotullues, duke bërë të mundur që makina të arrijë 100 km/h për 3.1 sekonda.
Prodhimi do të kufizohet rreptësisht në vetëm 222 njësi të numëruara në mënyrë individuale, secila prej të cilave pritet të kushtojë 222,000 euro. Makina do të jetë për t’u shitur vetëm në Gjermani.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...