Dizajneri i iPhone largohet nga Apple

23:27 | 27 Qershor 2019
Arbresh.info

Jony Ive, i njohur si Sir Jonathan, është duke u larguar nga kompania Apple pas më shumë se dy dekadash në kompaninë ku i dizajnoi kompjuterët, iPodët dhe iPhonët që e bënë Applen kompaninë me dizajnet më të mira në botë dhe definoi një gjeneratë të tërë të produkteve.

Sir Jonathan po e fillon tani biznesin e tij të ri, një biznes kreativ të quajtur LoveForm, me Apple si klienti i tij i parë. Tranzicioni do të fillojë më vonë këtë vit, kur edhe LoveFrom do ta fillojë punën në vitin 2020.

“Ndërkohe që unë nuk do të jem një punëtor i Apple, unë do të qëndrojë i përfshirë, shpresoj për shumë, shumë vite që do të vinë” tha Sir Jonathan në një intervistë me FT. “Kjo duket sikur koha natyrale dhe më e mirë për ta bërë këtë ndryshim”, transmeton Gazeta Express.

Largimi i dizajnerit industrial më të famshëm në botë dhe ideatori i të gjitha pajisjeve Apple, që nga hardware deri në software dhe arkitektura e tyre fizike, do të jetë një shok për investitorët dhe konsumatorët. Shumë e shohin Sir Jonathanin si njëri ndër asetet kyçe të Apple, dhe kanë filluar të shqetësohen për produktet që do të vijnë në të ardhmen.

Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, tentoi që ta qetësojë situatën, duke thënë se kjo që po ndodh është një “evolucion” duke thënë se kompania do ta zgjerojë shtëpinë e dizajnerëve, për ta bërë atë “më të fuqishmen ndonjëherë”.

“Ne do të vazhdojmë me të njëjtën skuadër që e kemi pasur për një kohë të gjatë dhe kemi pasur kënaqësinë që punuam me Jonyn” tha Cook.

Gjithsesi, lajmi për një ndryshim të shpejtë në lidershipin e kompanisë, pasi që edhe Angela Ahrendts e braktisi punën në prill, vjen në një kohë tensionesh mes SHBA-së dhe Kinës, gjë që e ka destabilizuar Applen, duke sjellë pasiguri në investitorët e saj.

Sir Jonathan, i cili u nderua nga mbretëresha e Britanisë në vitin 2012, dhe iu dha titulli Sir, ka treguar në të kaluarën besnikëri për kompaninë, edhe pas vdekjes së themeluesit Steve Jobs, në vitin 2012.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme